Mungojnë barnat esenciale në veri – drejtoresha e shëndetësisë në jug premton furnizim NULL NULL 16.02.2018 12:11 16.02.2018 12:11 Erseka Hasanaj, drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Jugore, ka vizituar ambulantën dhe shkollën në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën Veriore. Ajo dëgjoi nga afër nevojat dhe shqetësimet e banorëve shqiptarë në pjesën me shumicë serbe, njofton Klan Kosova. Stafi mjekësor në ambulantë i thanë drejtoreshës se kanë mungesë të barnave esenciale, ju mungon stafi mjekësor dhe një veturë e ambulancës së shpejt. Ajo ju premtoi se kërkesa e tyre për barnat do të realizohet menjëherë javën tjetër, ndërsa tha se do të angazhohet edhe për kërkesat tjera. Ndërsa në shkollën e kësaj pjesë ajo ndau edhe disa pako ushqimore. klankosova.tv