Automobilistët kosovarë në gara në Mal të Zi NULL NULL 07.07.2015 16:28 07.07.2015 16:28 Federata e Automobilizmit të Kosovës ka pranuar një ftesë nga Mali i Zi për të marrë pjesë në garën automobilistike në Llovçen. Kryetari i FASK-së, Ismet Rexhepi, vlerëson se paraqitja e garuesve kosovarë në këtë garë do të jetë e rëndësisë së shumëfishtë. “Është e qartë se shkuarja në këtë garë e ka edhe koston e saj, por garuesit tanë dhe ne si Federatë kemi nevojë për përvoja të reja, prandaj besoj se ky udhëtim do ta ketë efektin e tij pozitiv. Garuesit do ta shohin nivelin e tyre edhe në krahasim me automobilistët e vendeve tjera, pjesëtarët e skuadrës do të fitojnë një përvojë më tepër për organizimin e garës, derisa, ne zyrtarët e FASK-së do të tregojmë se jemi të hapur për bashkëpunim me federatat e vendeve tjera”, është shprehur Rexhepi. Besart Pruthi me Honda CRX (kategoria e tretë) e Besfort Hana me Opel Corsa (kategoria e gjashtë) nga Gjakova 137, Arbër Rexhepi me Golf 3GTI e Besfort Bunjaku me Renault Clio (të dy në kategorinë e katërt) nga Ferizaj, sikur edhe Korab Bajraktari me Peugeot 206, i cili do të paraqitet në kategorinë e dytë. Bekim Kovaçi e Afrim Sipahi nga Prizreni D&G (me Yugo) do garojnë në kategorinë e parë, ndërsa Bardhyl Canoli Prishtina PRT me BMË do të paraqitet në kategorinë e gjashtë,thuhet në kumtesën për mdedie, transmeton Klan Kosova. Në ekspeditë do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e federatës së automobilizmit.