Prezantohen portretet e Barack dhe Michelle Obama NULL NULL 12.02.2018 18:15 12.02.2018 18:15 Barack dhe Michelle Obama kanë marrë pjesë në zbulimin e portreteve zyrtare të tyre në Galerinë Kombëtare të Portreteve “Smithsonian” në Washington DC. Ish presidenti amerikan ka thënë që portreti i tij i realizuar nga Kehinde Wiley, i cili është i njohur për shfaqjen e stilit të vjetër afrikano-amerikan, ishte mjaft i mprehtë. Michele Obama është shprehur thjeshtë me një “wow” për pikturën e Amy Sherald, një tjetër artiste me ngjyrë. Ndër mysafirët prezent tek prezantimi i këtyre portreteve ishin edhe Steven Spielberg dhe Tom Hanks.