Hoxhaj: Strategjia e BE-së e obligon Serbinë ta njohë Kosovën NULL NULL 08.02.2018 00:01 08.02.2018 00:01 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me Strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian, Serbia obligohet ta njohë Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar se ky dokument, përveçse e sheh Kosovën pjesë të politikës së zgjerimit të BE-së, ofron edhe një qartësi të procesit të dialogut me Serbinë. Hoxhaj ka thënë për “Epoka e re” se pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ndikuar në këtë dokument. Zëvendëskryeministri kosovar ka ftuar anëtarët e BE-së, që kanë njohur Kosovën, të mos fshihen pas zërave kundërshtues, por të jenë të qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës. E teksa ka folur për liberalizimin e vizave, Hoxhaj ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje e shpejtë konsensuale për demarkacionin me Malin e Zi.