Gjendet një varr 4400 vjet i vjetër në Egjipt (FOTO) NULL NULL 04.02.2018 11:20 04.02.2018 11:20 Arkeologët egjiptianë thonë se kanë zbuluar një varr 4400 vjeçar pranë piramidave, jashtë Kajros, transmeton Klan Kosova. Ministria e Antikiteteve në Egjipt, njoftoi se në të janë gjetur piktura murale të ruajtura mirë dhe me ngjyra, që përshkruante gruan emri i së cilës është Hetpet. Lideri i gërmimeve Mostafa Weziri thotë se, “skena të tilla janë të rralla dhe më parë janë gjetur vetëm në varrin e Ka-Iberit (në Mbretërinë e Vjetër)”. Besohet se ajo ka jetuar rreth vitit 2400 para së re, dhe është përshkruar në varrin e saj duke bërë gjueti dhe peshkim, si dhe e ulur në një tavolinë të madhe ku merr dhurata nga fëmijët e saj. Gjithashtu është gjendur një pjesë e gdhendur me emrin dhe titullin e saj. Varri u zbulua në varrezat perëndimore të Gizës.