Casey Affleck heq dorë nga Oscars NULL NULL 25.01.2018 23:25 25.01.2018 23:25 Aktori Casey Affleck, këtë vit është tërhequr nga Akademia Amerikane e Filmit “Oscars 2018”, transmeton Klan Kosova. Sipas traditës, Affleck- i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë në në filmin “Manchester By The Sea” në vitin 2017, – pritej të prezantonte po këtë çmim këtë vit. Vëllai i aktorit të famshëm, Ben Affleck, është paditur dy herë për ngacmim seksual nga disa femra në vitin 2010, me ç’rast kishte mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Akuzat kundër Affleck kishin marrë vëmendje të madhe disa muaj pas akuzave të manjatit të filmit amerikan Harvey Weinstein. Nata e ndarjes së çmimeve “Oscars 2018” do të mbahet më 4 mars 2018 në teatrin “Dolby” të Los Angeles, në Kaliforni, me nikoqir Jimmy Kimmel.