Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sir Elton John po i ndërpret turnetë e tij (VIDEO)

NULL NULL
24.01.2018 13:45

Muzikanti i njohur Sir Elton John ka befasuar adhuruesit e tij me vendimin e tij të fundit.

Siç raporton The Mirror, John, po i jep fund karrierës së tij artistike pasi përfundimisht po përmbyll turneun e tij botëror, njofton Klan Kosova.

70 vjeçari ende nuk ka konfirmuar dicka të tillë por, në lidhje me këtë çështje ai do t’i adresohet publikut në një konferencë për shtyp gjatë kësaj të mërkure.

Këngëtari i cili ka një karrierë pothuajse 50 vjeçare raportohej se për një kohë pati probleme të rënda shëndetësore.

Vitin e kaluar ai kaloi dy netë duke u kujdesur për kujdesin intensiv dhe 12 ditë në spital, duke u ndeshur me një infeksion bakterial “të dëmshëm dhe të pazakontë”, të kontraktuar gjatë turneut të tij në Amerikën e Jugut, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme