Si të përgatisni mish pule të mbushur me djath NULL NULL 19.01.2018 10:30 19.01.2018 10:30 Mishrat që janë të mbushura me djath brenda na shijojnë shumë, veçanërisht po të ketë kaçkavall. E kjo është ndër gatimet më të thjeshtja që mund të bëni. Ajo çka ju duhet janë: dy copa mish pule, djath mozarrela, kaçkavall, miell misri, miell gruri, tre vezë, kripë dhe erëza. Si ta përgatisni? Mishin e presim në mes vetëm në njërën anë, ku edhe ia vendosim dy copa djath dhe kaçkavallin e grirë. Pastaj mishin e pulës e zhytim në përzierjen e miellit misrit dhe atij të grurit, pastaj në vezë dhe në fund në erëza. Mishin e vendosim në tavë, përmbi ia derdhim pak vaj ulliri dhe tavën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius derisa të skuqet.