Tigri sulmon fëmijën, momenti i tmerrshëm filmohet me kamera (VIDEO) NULL NULL 22.11.2017 22:30 22.11.2017 22:30 Momente frike e tmerri gjatë një shfaqjeje me kafshët në Arabinë Saudite. Një tigër sulmon një fëmijë të vogël i cili kishte shkuar për të shijuar shfaqjen. Ndërhyrja e zbutësit të kafshëve arriti të shpëtojë fëmijën. Nuk kanë munguar as polemikat për mungesën e sigurisë në ambientet ku mbahej spektakli. Videoja e publikuar në youtube tregon momentin tmerrësisht të frikshëm kur tigri papritur rrëmben fëmijën dhe nuk e lëshon. Është dashur vetëm ndërhyrja e zbutësit të kafshës duke e grushtuar që tigri të lëshonte fëmijën, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.