Anëtari i R.E.M. pëson sulm, fansat mbledhin 82 mijë dollarë për të NULL NULL 22.11.2017 09:28 22.11.2017 09:28 Fansat kanë dalë në ndihmë të multi-instrumentalistit Scott McCaughey pasi ky i fundit ka pësuar sulm. McCaughey kishte shkuar nëpër turne me R.E.M. që nga viti 1994 deri më 2011. Gruaja e tij tani ka hapur një faqe GoFundMe për të ndihmuar me shpenzimet e faturave të tij mjekësore, si dhe për terapinë ekstensive fizike dhe të të folurit që atij do t’i duhet në të ardhmen. Në ditën e parë të hapjes së kësaj faqeje, fansat kanë mbledhur afër 82 mijë dollarë.