David Cassidy shtrihet në spital – vuan nga problemi me veshkat (VIDEO) NULL NULL 19.11.2017 09:12 19.11.2017 09:12 Këngëtari i njohur David Cassidy, është shtrirë në spital. 67 vjeçari, raportohet se ka disa probleme shëndetësore me veshkat dhe bëhet e ditur se ka nevojë për një transplantim të mëlçisë, njofton Klan Kosova. Një zëdhënëse tha se ishte pranuar në spital në Fort Lauderdale të mërkurën pas vuajtjes së dhimbjes. Shëndeti i këngëtarit është përkeqësuar për më shumë se dy muaj, njoftoi faqja e internetit TMZ, ndërsa bëhet e ditur se ai është duke u shoqëruar nga familja e tij.