Të hënën hapet ekspozita retrospektive e Halil Muhaxhirit (VIDEO) NULL NULL 13.11.2017 14:56 13.11.2017 14:56 Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, të hënën më 20 nëntor do të hapet ekspozita retrospektive e piktorit Halil Muhaxhiri “Në shqetësime dhe heshtje”. Hapja e kësaj ekspozite bëhet në orën 19:00. Piktori Halil Muhaxhiri i cili njëherit ishte profesor i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2013. Në videon e mëposhtme mund t`i shihni disa nga veprat e Muhaxhirit: