10 netët e kinemasë italiane NULL NULL 01.07.2015 18:27 01.07.2015 18:27 Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me DocuTIFF dhe Universitetin e Arteve në Tiranë ka si qëllim t’u japë gjallëri mbrëmjeve verore në zonën pedonale të Bulevardit dhe sheshit “Nënë Tereza” me një përmbledhje kinematografike me titull “10 Netët e Kinemasë italiane”. Çdo të mërkurë mbrëma, duke filluar nga data 1 korrik, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve do të shfaqen filma bashkëkohor italianë. Çdo film, me titra në gjuhën shqipe, do të paraprihet nga shfaqja e një filmi me metrazh të shkurtër, i realizuar nga studentë të Universitetit të Arteve. Falë këtij aktiviteti, sheshi do të shndërrohet në një pikë takimi për ata që do të qëndrojnë në qytet, do të kthehen nga plazhi apo do të vizitojnë Tiranën. Përmbledhja do të hapet me filmin “L’intrepido” me regji të Gianni Amelio-s. Filmi, i cili ka si protagonist Antonio Albanese, është xhiruar pjesërisht në Shqipëri, vend i rivizituar nga regjisori, pas gati njëzet vitesh që nga filmi “L’America”./Mapo.al