Emisioni më i ndjekur në Opinion, debati Nano VS Berisha NULL NULL 07.09.2017 18:09 07.09.2017 18:09 Debati më i ndjekur në emisionin Opinion në këtë periudhë njëzetvjeçare padyshim ka qenë përballja “kokë më kokë” Nano-Berisha. Në studion e atëkohëshme si rrallëherë sistemi elektrik nuk mbante dot presionin në sallë, në studio u ndalën dritat, shkruan Opinion. Duke shfrytëzuar këtë situatë, Fatos Nano, kishte thënë: Ne socialistët bëjmë jetë nate, por jo në studio. Emisioni transmetohej në Prishtinë, Shkup dhe me shumë gjasa ka kapur audiencën më të madhe televizive në Shqipëri, u mbyll me një gjest emancipues. Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu iu kërkon të dyve për respekt të mijërave shikuesve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria t’i jepnin dorën njëri-tjetrit. Ishte e paraherë në historinë politike shqiptare, që dy lider politik, anët e kundërta të një vendi të ndarë në dysh nga urrejta politike, filozofia që përfaqësonin dhe ku askush nuk e besonte që mund të ndodhte, debati mbyllet me një shtrëngim duarsh.