Vdes komediani Charlie Murphy NULL NULL 13.04.2017 10:13 13.04.2017 10:13 Komiku dhe aktori Charlie Murphy ka vdekur në moshën 57 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e leukemisë. Sipas TMZ, menaxheri i tij tha se Murphy u nda nga jeta në një spital të New York City në mëngjesin e 12 prillit. Murphy kishte filluar të aktronte në të 80-tat dhe u bë pjesë e rregullt e serialit Chapelle’s Show në të 2000-tat. Ai po ashtu i kishte bashkë-shkruar disa nga filmat e vëllait të tij, Eddy Murphy, përfshirë këtu edhe filmin Vampire In Brooklyn. Murphy i la pas tre fëmijë, pasi që edhe gruaja e tij kishte vdekur nga kanceri i vezoreve më 2009.