Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet ekspozita “Zërat e Kosovës në Manchester”

NULL NULL
12.04.2017 15:10

Sot në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Zërat e Kosovës në Manchester”, njofton Klan Kosova.

Kjo ekspozitë përmban rrëfimet e 30 refugjatëve kosovarë në këtë qytet të Anglisë, të ikur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ekspozita fillimisht është hapur në Manchester dhe rrëfimet e këtyre kosovarëve janë bërë pjesë edhe e bibliotekës qendrore të Manchesterit.

Udhëheqësja e organizatës “Ndihma e Manchesterit në Kosovë”, Pamela Dawes tha se është e lumtur që këto rrëfime të ia dhurojë bibliotekës kombëtare, ndërkaq shtoi se do të donte që këto rrëfime një ditë të ekspozohen edhe në Beograd.

lajme të ngjashme