Vdes këngëtari i njohur Françesk Radi NULL NULL 03.04.2017 15:44 03.04.2017 15:44 Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kantautori Françesk Radi. Këngëtari i mirënjohur ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragjie cerebrale. Pas goditjes në tru, ai ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më, raportojnë mediat shqiptare, përcjellë Klan Kosova.