Kosova në Venedik: Sislej Xhafa prezanton veprën e tij NULL NULL 07.03.2017 14:21 07.03.2017 14:21 Artisti me renome botërore Sislej Xhafa do të jetë pjesë e Pavijonit të Kosovës në edicionin e 57-të të Bienales së Venedikut. Me këtë rast artisti Xhafa bashkë me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë një konferencë këtë të shtunë në Galerinë Kombëtare të Kosovës, njofton Klan Kosova. Aty do të flitet për veprën ‘’E humbur e gjetur’’ (Lost and Found) nga artisti Sislej Xhafa, që do të prezantojë Kosovën në Venedik me hapjen zyrtare të saj më 11 maj. Ata do të flasin edhe për përgatitjet dhe punën që ekipi i Pavijonit është duke e bërë në mënyrë që të ketë një përfaqësim konkurues dhe dinjitoz në Bienalen e Venedikut, njofton Klan Kosova. Konferenca ku do të flitet për punën e Pavijonit të Kosovës mbahet të shtunën duke filluar nga ora 12:00.