Modelja transgjinore që bëri historinë (FOTO) NULL NULL 23.02.2017 17:00 23.02.2017 17:00 Me një qëndrim të guximshëm dhe tipare mahnitëse, 32 vjeçarja Anjali Lama duket që ndihet si në shtëpi në mesin e modeleve të shumta në Javën e Modës në Mumbai. Megjithatë, me çdo hap që ka hedhur në paraselë ajo ka shënuar historinë. E lindur ne Nabin Waiba, si mashkull, dhe e rritur në distriktin rural të Nuwakot në Nepal, Lama gjithnjë ishte e ngacmuar për tiparet e saj të femrës. E këtë javë ajo u bë modelja e parë transgjinore që eci nëpër pasarelat e Javës së Modes në Indi. “Të tregoja se kush jam ishte mjaft e vështirë për mua, kështu që të konsideroja një karrierë si modele ishte një mundësi me probabilitet të vogël. Mirëpo shoqëria ime insistoi që ta provoja, e inkurajimi i tyre më bëri të ndihesha mirë” ka thënë Lama. Fillimisht ajo u shfaq në vitin 2010 në pasarelën e dizajnerit Subexya Bhadel nga Nepali, por ambiciet e saja ishin edhe më të mëdha. Edhe pse herën e parë nuk u pranuar, herën e dytë, këtë vit, ajo u shfaq në pasarelën e Javës së Modës në Indi.