Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen për të shtëna armësh në aheng

NULL NULL
17.06.2015 10:51

Policia e Kosovës i ka prangosur dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës nën dyshimet se  kanë shtënë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në një aheng familjar.

Raportohet se njëri nga ta e ka pranuar se ka shtënë me armë.

Ndërkaq, policia në vendngjarje ka konfiskuar një pistoletë TT Zastava kalibri 9 mm.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistës janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme