Republika Domenikane: Vriten dy gazetarë gjatë transmetimit “live” NULL NULL 15.02.2017 10:06 15.02.2017 10:06 Dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi live në një radio në Republikën Domenikane. Për këtë tashmë janë arrestuar tre persona. Një nga gazetarët gjatë kësaj kohe ishte duke filmuar show-un e tij në Facebook live, kur ai u qëllua për vdekje. Videoja që e shpalos këtë moment tregon se transmetimi “live” ndërpritet nga një e shtënë zjarri derisa dëgjihet një grua në panik duke bërtitur “të shtëna”, transmeton Klan Kosova. Dy gazetarët e vrarë ishin prezantuesi, Luis Manuel Medina dhe producenti i radios, Leo Martinez. Gjatë këtyre të shtënave është lënduar edhe një grua. Për personat e arrestuar akoma nuk është ngritur akuza.