Regjisori i La La Land, shpallet regjisori më i mirë i vitit në SHBA NULL NULL 05.02.2017 19:59 05.02.2017 19:59 Regjisorët e Hollywoodit e kanë nderuar me çmim regjisorin e filmit La La Land, Damien Chazelle, duke shtuar edhe më shumë gjasat e filmit për çmimin Oskar. Chazelle është shpallur regjisori më i mirë i vitit nga Shoqëria e Regjisorëve të Amerikës (DGA). Viteve të kaluara, filmi i regjisorëve që e kanë fituar këtë çmim i kanë fituar edhe çmimet e Akademisë Amerikane të Filmit, Oskar, që këtë vit ndahen më 26 shkurt. La La Land është nominuar 14 herë për Oskar, duke e arritur rekordin e filmit Titanik si ndër filmat me më së shumti nominime. Njëjtë siç po ndodh rregullisht së fundi, edhe kjo ceremoni është karakterizuar me fjalime politike që kryesisht cak i kanë vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump. “Nuk do të qëndroja këtu pa imigrantët”, ka thënë presidenti i Shoqërisë së Regjisorëve të Amerikës, Paris Barclay në fjalimin hapës që u prit me ovacione nga të pranishmit. Në këtë ceremoni, regjisori, Ridley Scott është nderuar me çmimin për vepër jetësore. klankosova.tv