Pse eshtrat e heroit Pajaziti do të pushojnë në Turuqicë, e jo në Penuhë të Podujevës? (VIDEO) NULL NULL 31.01.2017 08:54 31.01.2017 08:54 Në Penuhë të Podujevës është duke u ndërtuar kompleksi i varrezave të dëshmorëve të kësaj ane, njofton Klan Kosova. Por aty sot nuk do të rivarroset edhe heroi kombëtar, Zahir Pajaziti. Këtë gjë e kishin kundërshtuar familja duke thënë se eshtrat e familjarit të tyre do të rivarroseshin në Kompleksin Memorial në Orllan të Podujevës. Më shumë rreth kësaj çështje kishte raportuar gazetari Liridon Zeqiri, në shtator të vitit të kaluar. Kronikën e plotë me qëndrimin e familjes, por edhe të institucioneve përkatëse mund ta shihni më poshtë.