Edi Rama: Është cinike çdo përpjekje për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës NULL NULL 15.01.2017 22:36 15.01.2017 22:36 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij, që lidhet edhe me masakrën e kryer në Reçak. Rama përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”. Statusi i plotë i Edi Ramës: AMARCORD Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date. Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”. Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares