Vdes foshnja e posalindur nga mbidoza e vitaminave NULL NULL 04.01.2017 11:51 04.01.2017 11:51 Franca ka vendosur që të ndalojë shitjen e një suplementi të vitaminës D, pasi është raportuar një foshnje e posalindur ka vdekur disa orë pasi mori atë lloj vitamini, transmeton Klan Kosova. Foshnjës dhjetë-ditëshe i ishte dhënë një dozë e “Uvesterol D”, e cila zakonisht jepet për fëmijët franceze nën moshën pesë vjeçare për të parandaluar mungesën e vitaminës D. Sipas zyrtarëve ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të foshnjave në Francë nga mbidoza e vitaminave. Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Marisol Touraine ka thënë se fëmijët nuk po rrezikohen nga marrja e këtyre vitaminave. Touriane tha se ata “po rrezikohen nga përshkrimi i mjekëve që po u bëhet që t’i marrin këto vitamina të cilët duhet të specifikojnë efektet anësore që ka ky vitamin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome 24 minuta më parë