Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi nesër mban seancë për murin në veri

NULL NULL
22.12.2016 11:20

Kuvendi gjatë ditës së nesërme do të mbajë një seancë plenare ku do të diskutohet për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

Në seancën e nesërme që do të nisë në orën 15:00 do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili ka propozuar që diskutimi për këtë çështje të mbahet nesër, njofton Klan Kosova.

Ky vendim është marrë në seancën e sotme të Kuvendit, me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj në arsyetimin e tij ka thënë se ky diskutim duhet të bëhet ose sot ose sa më shpejt që është e mundur, pasi Kuvendi është gati të përfundojë këtë sesion vjeshtor dhe kjo çështje do të mbetet e padiskutuar.

Deputetët kanë votuar për mbajtjen e seancës së nesërme, ku nga 87 të pranishëm, 83 ishin “për” dhe 4 “kundër”.

lajme të ngjashme