Vdes ikona franceze në moshën 96 vjeçare NULL NULL 21.12.2016 15:14 21.12.2016 15:14 Aktorja e njohur franceze, Michele Morgan ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare. Morgan ishte e njohur për shumë role të saj, si dhe për faktin se ajo e kishte fituar çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi i saj më i njohur është Quai des Brumes (Port of Shadows) në vitin 1938, ku ajo luante përkrah Jean Gabin. Presidenti francez, Francois Holande ka thënë se ajo personifikonte elegancë dhe madhështi, transmeton Klan Kosova. “Legjenda e Michele Morgan ka lënë gjurmë në gjenerata e gjenerata”, thuhet në njoftimin e presidentit. Ajo mori çmimin në Kanë në vitin 1946, për rolin e saj si grua e verbër në La Symphonie Pastoralederisa kishte marrë edhe çmime të tjera të shumta në karrierën e saj. Aktorja Morgan ka edhe yllin e saj në “Walk of Fame” në Hollywood.