Arrestohet për fotografi të paligjshme NULL NULL 13.06.2015 22:26 13.06.2015 22:26 upskirt.jpg John Wiggings Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se bëntë fotografi nën fustanët e dy blerësve të supermarketit. John Wiggins 55 vjeçari përdori një smartphone për të marrë këto fotografi . Ai thuhet se ka pretenduar se po heq një kuti me makarona por mori fotot përderisa përkulej afër femrave. Por ai u kap kur një grua dyshoj se ai ishte duke fotografuar atë dhe i tregoi edhe burrit të saj për këtë gjë. Gruaja në foto ka thënë se është e traumatizuar dhe e frikësuar për këtë gjë, poashtu ka thënë se nuk do veshë asnjëherë fustan jashtë për të bërë pazar. Wiggins ka punuar si mësues në shkollën e lartë Clover Hill, por u shkarkua pasi që akuzat dolën në dritë, transmeton Klan Kosova. Një prind tha: ‘’ Ky njeri nuk ka nevojë të jetë rreth fëmijëve.’’ Wiggins është i akuzuar për dy xhirime të paligjshme dhe do të paraqitet në gjykatë me 23 korrik.