Humbin jetën në Serbi dy fëmijët e familjes Dvorani nga Drenasi NULL NULL 26.11.2016 21:25 26.11.2016 21:25 Kanë humbur jetën në një aksident me fatalitet dy fëmijë, Muhamhet Dvorani, 8 vjeçar dhe Mendim Dvorani 5 vjeçar, nga Drenasi, por edhe me nënshtetësi austriake. Fëmijët nga Tersteniku i Drenasit pësuan tragjikisht në një aksident në Serbi, në mes të natës së 24 dhe 25 nëntor, saktësisht në rrugën Subotiv-Novisad. Famlija Dvorani,ishin duke udhëtuar për në Kosovë nga Austria për në Kosovë. Sipas burimeve të portalit Drenicapress.info, babai i tyre gjendet në Spitalin e Vojvodinës duke marrë tretman mjekësor. Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhemaj. “Me keqardhje të thellë mund ta konfirmoj rastin tragjik që ka prekur një familje nga Kosova me banim dhe nënshtetësi austriake në mëngjesin e djeshëm teksa po udhëtonte nëpër Serbi. Bëhet fjalë për një fatkeqësi komunikacioni ku ka edhe të vdekur”, ka thënë Xhemaj për portalin Indeksonline. klankosova.tv