Fronti Le Pen: Bija më e fortë se babai NULL NULL 04.05.2015 11:46 04.05.2015 11:46 Jean-Marie Le Pen (R), France's National Front political party founder, embraces his daughter Marine Le Pen, National Front political party leader, after her speech at their traditional rally in Paris May 1, 2013. REUTERS/Charles Platiau (FRANCE - Tags: POLITICS) - RTXZ61P Marine Le Pen, Presidentja e Frontit Nacional Francez ia ndaloi babait të saj, Jean-Marie, të flasë publikisht në emër të partisë së ekstremit të djathtë. Jean-Marie Le Pen është themelues i partisë, mirëpo kryetarja aktuale, bija e tij Marine, thotë se idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë. “Jean-Marie Le Pen nuk duhet të flasë në emër të Frontit Nacional pasi idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë sonë”, deklaroi ajo në një intervistë për ”Le Monde”. “Deklaratat e tij nuk duhet të ndikojnë mbi lëvizjen tonë”. Themeluesi dhe kryetari i nderit i Fontit Nacional është ftuar përpara ekzekutivit të partisë për t’iu përgjigjur deklaratave të mëparshme. Jean-Marie Le Pen i konsideroi dhomat e gazit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore si “Detaj të Historisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës 9 minuta më parë
Kosova A është deklarata e Trumpit alarm për krijimin e institucioneve? – Haki Abazi sot në “DPT te Fidani” 40 minuta më parë