Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shitet për 4.8 milionë dollarë një fustan i ikonës Marilyn Monroe

NULL NULL
18.11.2016 19:18

Fustani të cilin e kishte veshur Marilyn Monroe, teksa i këndoi “Urime ditëlindjen President”, John F Kennedy’t, është shitur në një ankand për 4.8 milionë dollarë.

Fustani që ka 2500 kristale, është blerë nga një muze dhe është thënë se ky fustan i takon ikonës më të famshme të pop kulturës.

Monroe ka vdekur nga mbidoza e drogës, tre muaj pas asaj performance.

Ajo kishte kënduar në ditëlindjen e 42-të të Presidentit Kennedy, në New York City në Madison Square, dhe këtë fustan e pati veshur në njërën nga performancat e saj të fundit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme