12 vjet pas përfundimit të “Friends” aktorët vazhdojnë të paguhen NULL NULL 18.11.2016 10:39 18.11.2016 10:39 Ndonëse seriali i njohur amerikan “Friends” ka 12 vjet që ka përfunduar, gjashtë miqtë e mirë të këtij seriali vazhdojnë të përfitojnë nga seriali. “Friends” është aq ikonik sa që Warner Bros vazhdon të fitojë 1 miliard dollarë për çdo vit, transmeton Klan Kosova. Kjo do të thotë se aktorët që mbërthyen dhe vazhdojnë të mërthejnë miliona shikues pas televizorit: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer marin 20 milionë dollarë për çdo vit, ndonëse më ata nuk kanë filmuar asnjë episod të “Friends” që prej përfundimit të tij. E dini se çfarë është më interesante? Gjatë këtyre viteve, të gjashtë aktorët po fitojnë më shumë se sa kanë fituar kur po filmonin serialin. Kjo pasi që në sezonin e fundit ata paguheshin 1 milion dollarë për secilën episod, e ai sezon kishte 18 episode.