Shkup: Sulm në zyrat e BFI-së NULL NULL 04.05.2015 11:12 04.05.2015 11:12 Rreth 50 persona kanë sulmuar zyrat e Bashkësisë Fetare Islame të Shkupit. Rreth 50 persona tw udhëhequr nga ish -myftiu, Ibrahim Shabani dhe ish- sekretari i Bashkësisë Fetare Islame të Shkupit, Afrim Tahiri, sipas të dhënave jozyrtare thuajse të gjithë familjarë të tyre, kanë sulmuar fizikisht punonjësit e BFI-së, duke marrë dhe vulat e këtij institucioni fetar. Mediat në Maqedoni raportojnë se sulmuesit kanë qenë të armatosur. Bëhet e ditur se incidenti i sotëm ndodhi pas shkarkimit të myftiut Ibrahim Shabani dhe sekretari Afrim Tahiri, shkarkim ky që erdhi si rezultat i një konflikti verbal mes tyre dhe kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës 4 minuta më parë
Kosova A është deklarata e Trumpit alarm për krijimin e institucioneve? – Haki Abazi sot në “DPT te Fidani” 35 minuta më parë