Testi që e zbulon kancerin NULL NULL 04.05.2015 11:45 04.05.2015 11:45 Shkencëtarët e kanë zbuluar një test të ri, që mundëson që me saktësi të zbulohet nëse dikush mund të ketë kancer në 13 vitet e ardhshme. Kjo sepse sindroma të vogla, fillojnë të paraqiten në trupin e njeriut dhjetë vite përpara se të mund të diagnostifikohet kanceri. Këtë hulumtim e kanë bërë dy universitetet me nam, si Harvardi dhe Northwestern. Hulumtimi bëhet duke i analizuar qeliza të ashtuquajtura telomere të cilat shkurtohen shumë, dhe 4 vite përpara se kanceri të zhvillohet, tkurrja e tyre ndërpritet. “Ne e kemi parë që ekziston një lidhje në mes të kancerit dhe këtyre qelizave, lidhje e cila me testet e duhura mund të shfrytëzohet për të diagnostifikuar lloje të ndryshme të kësaj sëmundje. Nëse arrijmë që ta dallojmë mënyrën e rritjes së qelizave telomere, atëherë ne mund ta parandalojmë kancerin. Ne e kemi zbuluar që kanceri i rrëmben qelizat telomere duke i shkurtuar, e kjo ndodh shumë kohë para se të shfaqen shenjat e para të kancerit”- ka thënë Dr. Lifang Hou udhëheqësja e këtij studimit, për The Telegraph . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.