Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dritëro Agolli mbush 85 vjeç, urimi më i veçantë i vjen nga fshati i lindjes (VIDEO)

NULL NULL
13.10.2016 10:24

Ikona e letërsisë shqiptare, shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli sot mbush 85 vjeç.

Kanë qenë të shumta urimet që poeti ka marrë, por urimi më i veçantë i erdhi nga fshati i tij i lindjes Menkulas, ku familjarë ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e 85-të Dritëro Agollit, shkruan Ora News.

“Ju falenderoj që jeni mbledhur në fshatin tim menkulas ku kam njohur për herën e parë se çfarë është Atdheu. Atje është fëmijëria ime që nga lindja dhe deri në adoleshencë. Unë jam sot shumë i gëzuar që ju më nderoni duke u mbledhur në Menkulas dhe më rriten edhe një palë krahë për të fluturuar atje dhe megjithëse jam pothuajse me një këmbë, por ju më jepni në vend të saj krahë me këtë mbledhje që më kushtoni mua, edhe njëherë ju falenderoj. Edhe ju kudo që të shkoni do të kujtoni fshatin Menkulas, por edhe do të dëgjoni valët e lumit Devoll. Unë kam shëtitur në Evropë dhe duke fjetur në hotel dëgjoja valët e Devollit që buçisnin veçanërisht kur binte shumë shi nga mallet e Gramozit dhe nga fundi i Moravës, që nga Nikolica deri andej nga buron lumi. Përshëndes organnizatorin e kësaj feste familjare”, ka thënë Agolli në një telefonatë drejtuar familajrëve e bashkëfshatarëve.

lajme të ngjashme