Ibrahimovic-in shumë shpejt mund ta shihni në UFC NULL NULL 09.10.2016 10:32 09.10.2016 10:32 Pak veta kanë mundur t’i bëjnë ballë fizikut të Zlatan Ibrahimovicit ndër vite në fushën e futbollit, por një yll i garave të arteve marciale që është pjesë e UFC-së, beson se ai mund ta mposhtë suedezin nëse i kryqëzon dorëzat me të në Oktagon (arena e ndeshjeve të UFC-së), shkruan Goal, njofton Klan Kosova. Lojtari i Manchester United ka edhe shiritin e zi në Tekvuando (disiplinë e arteve marciale), dhe kjo mund ta shpjegojë edhe formën e tij të mirë me 35 vjet. Dhe tani Danny Roberts, i njohur si ‘Hot Chocolate’ thotë se një meç me Ibren do të ishte vërtetë diçka spektakulare. “Nëse ai do të ndeshet unë gati jam”, ka thënë ai i pyetur nga gazetarët, para natës së UFC 204. “Po, do më pëlqente ta shihja atë në Oktagon, ta shoh se sa i fortë është. Kjo po ashtu do ta ndihmonte sportin tonë të bëhej më global, nëse një yll si Zlatan merr pjesë”. Zlatan për momentin për nga pesha është në kategori me të rëndë se Roberts, por ai nuk është i brengosur. “E arrije peshën e tij, kjo nuk është problem”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. klankosova.tv