Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroplani ateroi shkaku i një blete

NULL NULL
09.06.2015 09:44

Avioni i kompanisë “Flybe” u detyrua të kthehet në aeroportin e Sauthemptonit pak minuta pasi kishte fluturuar për në Dublin.

Arsyeja nuk ishte ndonjë turbulencë ose ndonjë defekt teknik por ishte thjesht një bletë.

Pilotët e panë bletën në njërën nga paisjet për drejtimin e avionit dhe piloti ateroi pasi nuk deshi të rrezikojë.

Pas aterimit, inxhinierët ndërhynë në paisje  dhe e larguan bletën që kishte ngordhur.

“Kemi qenë 10 ose 15 minuta larg Sauthemptonit, por më pas u njoftuam për një problem në sistemin e navigacionit. Kur piloti na njoftoi se kush e kishte shkaktuar, nuk e dinim nëse duhet të qeshnim apo të qanim”, është shprehur udhëtari Noel Rooney, transmeton Klan Kosova.
Kompania “Flybe” konfirmoi incidentin duke thënë se siguria e udhëtarëve është në rradhë të parë, prandaj për çdo shqetësim avioni mund të kërkojë ulje emergjente.

Avioni fluturoi sërish pas dy orëve.

klankosova.tv

lajme të ngjashme