Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista për vetëmirëmbajtje

NULL NULL
08.06.2015 16:12

Nuk është nevoja të jeni super i vëmendshëm për mbarëvajtjen e proceseve që do të përmirësojnë shëndetin tuaj.

Mënyra më e mirë është që të krijoni disa rituale që do të kontribuojnë në shëndetin tuaj si nga ana e brendshme ashtu edhe ajo e jashtme.

Sa i përket përpilimit të kësaj metode mënyra ma e mirë është “Kavanozi i obligimeve shëndetësore”, transmeton Klan Kosova.

Mbusheni një kavanoz me disa nga obligimet që pasi t`i tërhiqni përpiquni t`i plotësoni.

Fillojeni listën me disa nga obligimet më të thjeshta e deri te ato që kërkojnë më shumë kohë për tu realizuar.

Lista më e përshtatshme do të ishte si në vijim.

  1. Fillojeni ditën me shpërlarje me sapun organik
  2. Konsumoni ushqime të pasura në vitamina dhe fibra
  3. Përpiquni që të përfshini në mënynë tuaj sa më shumë hudhër
  4. Konsumoni çaj të hithrave
  5. Përdorni shampo organike për pastrim
  6. Kujdesuni për flokët tuaj
  7. Trajtojini problemet me lëkurë me anë të vajrave, nëse nuk funksionojnë atëherë trajtoni me anë të këshillave të mjekut
  8. Ofrojani vetes një masazhë relaksuese pas një dite të lodhshme pune
  9. Bëni pastrimin e shtëpisë në mënyrë gjenerale
  10. Detoksifikoni organizmin tuaj për ti shmangur sëmundjet inflamatore. / klankosova.tv
lajme të ngjashme