Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Procedohet për në Kuvend, kërkesa e kompanisë së Clark-ut

NULL NULL
20.09.2016 12:04

Me pesë vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, ka proceduar për në kuvend, vendimin e qeverisë me të cilin konstatohet interes publik, lëshimi i licenses për Kompaninë Envidity, për eksplorimin në disa zona në Kosovë, por kjo është miratuar bashkë me disa rekomandime që kanë të bëjnë me përcaktimin e sipërfaqes ku kompania do të hulumtojë, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu nga qeveria është kërkuar që të hartojë projektin e fizibilitetit, kostot, benefitet dhe rriskun e saj. Të merren parasysh pasojat mjedisore, të jepen siguri financiare dhe qeveria të mbajë vazhdimisht të informuar kuvendin rreth projektit.

Në këtë mbledhje të komisionit, ka pasur shumë debate me anëtarëve të komisionit për dhe kundërshti, por në fund ai është miratuar.

Ish-Gjenerali i NATO-s, Wesley K. Clark është udhëheqës i bordit në kompaninë “Envidity Energy Inc”.

Pos kompanisë së Clarkut, ky komision me vendim të qeverisë ka konstatuar si inters publik lëshimin e licenses për Kompaninë Sharr Cem.

 

lajme të ngjashme