Me libra në duar kundërshtojnë funksionalizimin e kishës ortodokse NULL NULL 19.09.2016 09:24 19.09.2016 09:24 Nga ora 12;00 deri në 14;00 në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do zhvillohet një aktivitet që ka për qëllim kundershtimin e funksionalizimit të Kishës Ortodokse Serbe, njofton Klan Kosova. Aktiviteti është organizuar nga disa studentë të pavarur të cilët për dy orë do të qëndrojnë me nga një libër në duar, do të lexojnë por edhe do të diskutojnë rreth Kishës Ortodokse Serbe. Sipas njërit nga organizatorët Gramos Cërnaveri në këtë mënyrë do të kërkohet nga UP-ja por edhe institucionet tjera që të mos lejojnë funksionalizimin e kishës. Cërnaveri përpos studentëve ka ftuar edhe qytetarët që të bashkangjiten në këtë aktivitet. Ai ka thënë se nuk kanë dashur që organizimi të shkoj nëpërmjet ndonjë organizate studentore pasi siç tha pothuajse të gjitha janë të ndikuara politikisht. Cërnaveri njëherit ka paralajmëruar se në rast se do të ketë iniciativa nga serbët për funksionalizim do të organizojnë edhe aktivitete tjera, njofton Klan Kosova.