Ndalet Lazio NULL NULL 03.05.2015 17:22 03.05.2015 17:22 Skuadra e Lazios në të cilën luajnë tre futbollistë shqiptar, Lorik Cana, Etrit Berisha, e Strakosha, ka shpëtuar pa humbje nga ndeshja e cila u zhvillua të dielën ndaj Atalantas 1-1. Pikët ishin shumë të rëndësishme për kryeqytetasit italian, por ata nuk mundën të marrin më shumë së një pikë. Atalanta shënoi e para në minutën e 49 më anë të Giuseppe Biava, kurse mysafirët e barazuan në minutën e 78 me Marco Parolo. Asnjeri nga futbollistët shqiptar nuk luajti në këtë ndeshje. Pas kësaj ndeshje Lazio e zë vendin e tretë më 63 pikë, kurse Atalanta është e 17 me 33 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.