Mariq: S`ka ekipe të dyfishta për Asociacionin NULL NULL 14.09.2016 10:11 14.09.2016 10:11 Ministri i Adminstrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka thënë se nuk ka ekipe të dyfishta për ta bërë Statutin e Asociacionit të Komunave serbe si dhe arsye që do të pengojnë këtë punë. Sipas tij, është e pakontestueshme se ky ekip është një dhe se për punën e tij është i rëndësishëm vullneti politik, njofton Klan Kosova. “Ekziston vetëm ajo që quhet ndihmë profesionale dhe financiare që Ekipi Menaxhues ta përmbush detyrën e saj”, tha mes tjerash Mariq për RTS, transmeton Klan Kosova. Ministri serb në Qeverinë e Kosovës poashtu theksoi se Ekipi Menaxhues tashmë ka filluar punën si dhe do t`i ofrohet mbështetje.