Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi takon bashkatdhetarët në Kanada, u premton mbështetje

NULL NULL
14.09.2016 09:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dje është pritur nga shoqatat e komunitetit shqiptar nga rajoni i Torontos në Kanada.

“I falënderova nga afër bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite dhe i përgëzova për integrimin e tyre në jetën sociale, ekonomike e politike të Kanadasë.

U ndjeva krenar për të arriturat e tyre të cilat u konfirmuan edhe nga Ministrja e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, Laura Albanese, nga Kryetarja e Bashkisë së Mississaugas, Bonnie Crombie, si dhe nga deputetë të Parlamentit të Ontarios”.

Thaçi ka thënë se e ka garantuar komunitetin shqiptar në Kanada se do të kenë vëmendjen e institucioneve të Kosovës.

“Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe. Me pjesëmarrësit e pritjes kalova çaste të këndshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme