Bashkim Kastrati: Ngritje e nivelit të ujit në lumenj, gjendja stabile NULL NULL 06.09.2016 23:55 06.09.2016 23:55 Në Kosova Direkt për të diskutuar rreth motit që po mbretëron gjatë këtyre ditëve në Kosovë, i ftuar është Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Kastrati gjatë kësaj interviste ka paralajmëruar për reshje të vazhdueshme dhe mundësive për vërshime në disa zona nëpër Kosovë. “Në orën 07:00 në mëngjes kemi marrë një informacioni nga Agjensioni Evropian që në Kosovë do të ketë reshje të shiut dhe pritet që në disa zona do të ketë vërshime”. “Gjatë viteve të kaluara kemi ngritur sitemet monitoruese dhe në bazë të informacioneve që kemi marrë dhe përpunuar, kemi dhënë dhe paralajmërimin për mundësinë e vërshimeve” Përveç reshjeve të shiut Kastrati ka treguar edhe për ngritjen e nivelit të ujit tek disa lumenj nëpër Kosovë, megjithatë tashmë janë stabil. “Më së shumti ka pasur reshje në rrafshin e Dukagjinit dhe në Pejë duke vazhduar me Prizrenin dhe në fund Prishinën” ka thënë Bashkim Kastrati. “Duke u bazuar në sasinë dhe intensitetin e reshjeve, tek Drini i Bardhë kemi një ngritje të lehtë të nivelit të ujit, Bistricën e Pejës, Lepenci tek Hani i Elezit, Morava e Binqës, lumi i Ibrit në Leposaviq dhe Sitnica afër Vushtrisë” “Vlenë të theksohet që të gjithë lumenjt janë stabil, disa prej tyre edhe në rënie e siper” ka perfunduar Kastrati.