Benzema kthehet në ushtrime, gati për Juventusin NULL NULL 03.05.2015 16:07 03.05.2015 16:07 Karim Benzema duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit. Ai i është bashkuar ekipit në ushtrimet e së dielës. Karim Benzema i është bashkuar Realit të Madridit në ushtrimet e së dielës. Ky është lajmi i dytë i mirë për Carlo Ancelotin, pas fitores së mbrëmshme 3 me 2 ndaj Sevillës, në xhiron e 35 të La Ligas. Klubi mbretëror ka bërë të ditur se francezi ka ushtruar bashkë me një pjesë të lojtarëve tjerë në fushën ndihmëse të ekipit. Benzema, që u pa me fasho në këmbën e djathtë, pritet të luajë kundër Juventusit, në ndeshjes e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të martën, në Torino. Sulmesi madrilen nuk mundi t’i ndihmojë Realit nga 14 prilli, për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, kundër Atletikos./KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.