Gjuajnë me armë nga motoçikleta, më pas ikin NULL NULL 30.08.2016 08:44 30.08.2016 08:44 Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dy persona të cilët kanë qenë me një motoçikletë kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Sipas policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të armës, transmeton Klan Kosova.