Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peshkaqen i madh në bregdetin Cornwall, pak ditë pasi një delfin u gjet pa kokë

NULL NULL
27.08.2016 17:00

Është krijuar frikë se një peshkaqen është duke patrulluar në ujërat e brigjeve Cornwall.

Vrojtuesi i zogjve Mellow Brian, 59 vjeçar, thotë se ai ka parë një peshkaqen të madh të bardhë drejt bregut në brigjet Pendeen.

Ajo vjen vetëm pak ditë pasi delfini pa kokë u gjet me shenja të mëdha të dhëmbëve të mëdhenj dhe plagë, në plazhin Portreath – rreth 20 milje larg.

Brian thotë se ai ka mbetur i tronditur kur e ka parë peshkaqenin gjashtë metra të madh  –  por fatkeqësisht vetëm me dylbitë e tij jo me aparat fotografik, transmeton Klan Kosova.

Brian u ka kërkuar peshkatarëve të kenë kujdes dhe i ka paralajmëruar ata: “Ju do të jeni në nevojë për një anije të madhe”.

Ai tha: “Unë kam qenë vrojtues i zogjve për vite dhe kam kërkuar e shikuar në det për qindra orë”.

“Unë shikova detin të dielën për shkak se kushtet ishin të përsosura, dhe për atë shkova në Pendeen.

“Kur valët dolën, pashë profilin e tërë të peshkaqenit”.

“U habita nga madhësia”, ka përfunduar ai.

Pendeen-coast The-eyes-of-great-white-sharks

lajme të ngjashme