Stadiumi i ri, zhduket edhe fasada e “Qemal Stafës” NULL NULL 12.08.2016 15:55 12.08.2016 15:55 Stadiumi “Qemal Stafa” nuk ekziston më, madje edhe fasade historike që u premtua se do të ruhej si pjesë e ansamblit të ndërtimeve të vjetra rreth Sheshit Nënë Tereza është shndërruar në një gërmadhë. Pas shembjes së pjesëve anësore dhe tribunës përballë edhe Tribuna qëndrore pjesë e së cilës ishte fasada historike tashmë i përket të shkuarës. Në kulmin e debateve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Qeveria pas miratimit të projektit te Arena Kombëtare, premtoi se Fasada Historike do të mbetej e inkorporuar në stadiumin e ri, por është fakt që gjithcka që i përket historisë së “Qemal Stafës” nuk ekziston më. Mbetet për t’u parë se si do të argumentohet nga Qeveria prishja e fasadës historike, megjithatë ka zëra se do të zhvendoset për t’u përshtatur me projektin e ri. Sesi do të mund të ruhet fasada e Qemal Stafës te “Arena Kombëtare”, kjo do të kuptohet më qartë kur të përfundojë ndërtimin e stadiumit të ri në vitin 2018./supersport.al