Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dikush i paditi krijuesit e lojës “Pokemon Go”

NULL NULL
03.08.2016 12:24

Krijuesit e lojës Pokemon Go, do të përballen me një padi në gjykatë, për shkak se loja që ata krijuan, po u shkakton njerëzve probleme me pronën private.

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se njerëz të panjohur kishin filluar t’i hynin në oborr, dhe të paktën pesë persona kanë trokitur në derën e tij, duke i kërkuar që të ndjekin Pokemonë.

E lansuar me 6 korrik, kjo lojë që funksionon në telefonat e mençur, është bërë fenomen global.

Padia i akuzon krijuesit e kësaj loje, se janë treguar të pakujdesshëm duke vendosur Pokemonët virtualë në pronat private, pa lejen e pronarëve.

“Pokemon Go”, është një lojë virtuale e cila së fundmi është përhapur tej mase, me miliona njerëz në mbarë botën të obsesionuar që t’i kapin krijesat e vogla në hapësirat publike.

_90619953_pokemon_964afp

 

lajme të ngjashme