Edhe Beqë Cufaj në “Culture Report” NULL NULL 03.06.2015 11:55 03.06.2015 11:55 Në mesin e autorëve të njohur të cilët shfaqin pikëpamjet e tyre lidhur me temën “Kultura dhe migrimi” në numrin e vitit 2015 të njërës prej revistave kryesore Europiane- Culture Report është edhe shkrimtari me prejardhje nga Kosova, Beqë Cufaj. Botimi në fjalë që është një ndërmarrje e përbashkët e Instituteve Nacionale të Kulturës brenda shteteve të BE-së me seli në Bruksel sjell edhe shkrimet e autorëve të njohur siç janë: Umberto Eco, Francis Fukuyama, Bassam Tibi, Zygmunt Bauman, Richard Sennett, Slavenka Draculić, Claus Leggeëie, Mely Kiyak etj. Culture Report botohet në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, gjuhë polake, etj.